Zëdhënësi i Putin: Marrëveshja për Kosovën duke e respketuar Serbinë

Lajme

Zëdhënësi i Putin: Marrëveshja për Kosovën duke e respketuar Serbinë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 18:31
Dmitry Peskov

Rusia konsideron se secila zgjidhje për Kosovën duhet të bëhet duke e respektuar Serbinë dhe duhet të jetë e bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit, por zëdhënësi i Putin s’e ka përmendur rezolutën 1244.

I pyetur rreth qëndrimit të Federatës Ruse rreth Kosovës, Peskov ka thënë se ajo është diçka që dihet. Sipas raportimeve të mediave serbe, bie në sy që Peskov nuk ka përmendur formulimet se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se Moska e respekton integritetin territorial të Serbisë me Kosovën në të.

“Konsideromë se secila zgjidhje duhet të jetë e bazuar në parimet e respektimit të Republikës së Serbisë, dhe duhet gjithashtu të propozohet dhe realizohet në kuadër të rezolutës relevante të KS të OKB’së” ka thënë Peskov.

I pyetur nëse Putin në takimin me Vuçiq ka kërkuar që bisedimet ti ndërmjetësojë BE e jo SHBA, Peskov ka thënë se Presidentët e Rusisë dhe Serbisë në mënyrë substanciale e kanë shqyrtuar situatën në Ballkan dhe se më i rëndësishmi është rezultati  i dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat