​Rama: Macron i premtoi Haradinajt heqjen e vizave në këmbim të heqjes së taksës

Lajme

​Rama: Macron i premtoi Haradinajt heqjen e vizave në këmbim të heqjes së taksës

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 22:02
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi i Berlinit ku ishte diskutuar çështja e heqjes së vizave në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Rama tha se presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkoi nga kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj heqjen e taksës në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Në tryezë ishin Macron, Merkel, Thaçi, Vuçiq, Bërnabiqi, unë dhe Haradinaj. Unë kam qenë pranë tij dhe i thashë Ramushit merre dhe mos e lësho këtë moment se nuk vjen më. Ai mu kthye dhe më tha “më lërë”. Ky ishte presioni, s’ishte gjë tjetër”, tha kryeministri Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat