Ministri Zemaj përgëzon Istogun për menaxhimin e pandemsië

Lajme

Ministri Zemaj përgëzon Istogun për menaxhimin e pandemsië

Nga: E.R Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:46
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësis Armend Zemaj është takuar me kryetartin e Istogut Haki Rugova për gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet institucionale për menaxhimin sa më të mirë të situatës.

''Krahas angazhimeve për situaten pandemike, biseduam edhe për avansimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal dhe qëndror si dhe për shtimin e kapaciteteve njerëzore me profesionistë shëndetësor, në çdo vend ku e shohim të nevojshme'',ka shkruajtur Zemaj në Facebook.

Ai më tutje ka përuruar renovimin e repartit gjinekologjik duke falenderuar fondacionin e shtetit Turk, shkruan ''Bota Sot''.

Postimi i tij në Facebook:

Istogu ishte destinacioni im i sotëm në kuadër të vizitave nëpër komuna.
Bashkë me kryetarin e komunës z.Haki Rugova biseduam për gjendjen aktuale me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet institucionale për menaxhimin sa më të mirë të situatës.

Kryetari Rugova më njoftoi për hapat që komuna e Istogut ka ndërmarrë në vetëdijësimin e qytetarëve, për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK- së, në mënyrë që të parandalohet përhapja e kētij virusi.
Si ministër do të vazhdoi të jem pranë qytetarëve për ta përballuar situatën me pandeminë. Kjo është mënyra e vetme për të dëshmuar fuqinë tonë në këtë betejë.
Krahas angazhimeve për situaten pandemike, biseduam edhe për avansimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal dhe qëndror si dhe për shtimin e kapaciteteve njerëzore me profesionistë shëndetësor, në çdo vend ku e shohim të nevojshme.

Për këtë çështje u zotova edhe para personelit mjekësor të QKMF- së në Istog. Aty u impresionova jashtëzakonisht me përkushtimin e stafit për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të kësaj ane, dhe për shërbimet cilësore që ofrohen në këtë qendër.

Me këtë rast sot përuruam renovimin e repartit gjinekologjik në Istog, fondacion i shtetit Turk. Falënderova Turqinë për këtë donacion dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat