Kroacia përkrahë zhvillimin ekonomik të Kosovës

Lajme

Kroacia përkrahë zhvillimin ekonomik të Kosovës

Nga: E.R Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:18
Foto nga takimi

Ministrja e Financave Hikmete Bajrami ka falënderuar shtetin e Kroacisë për mbështetje të shtetit të Kosovës.

‘’Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić e informova për programin e rimëkëmbjes ekonomike si dhe me prioritetet në kuadër të agjendës integruese evropiane duke u ndalur tek masat që bien në kompetencë të Ministrisë së Financave’’, ka shkruajtur Bajrami në llogarinë e saj në Facebook, transmeton ‘’Bota Sot’’.

Postimi i saj në Facebook:

Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić e informova për programin e rimëkëmbjes ekonomike si dhe me prioritetet në kuadër të agjendës integruese evropiane duke u ndalur tek masat që bien në kompetencë të Ministrisë së Financave.

Znj. Barišić e falenderova për angazhimin e shtetit kroat në mbështetje të shtetit të Kosovës.

Ambasadorja Barišić shprehu gatishmërinë e shtetit kroat për të mbështetur Kosovën në procesin e integrimeve evropiane si dhe zhvillimin ekonomik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat