​Ekspertët e sigurisë: Shitja e IPKO-së për Telekomin e Serbisë, rrezik për Kosovën

Lajme

​Ekspertët e sigurisë: Shitja e IPKO-së për Telekomin e Serbisë, rrezik për Kosovën

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 20:23
Ilustrim

Ekspertët e sigurisë po e shohin si rrezit të madh shitjen e IPKO-së për Telekomin e Serbisë.

Prapa ofertës milionshe që ka bërë Telekom Serbia për ta blerë IPKO-n, qëndron një nga bankat ruse, e cila ia kishe huazuar paratë për ta blerë IPKO-n

Metor Hoxhaj ka thënë se shitja e IPKOS për Telekom Serbia, paraqet rrezik të madh në sigurinë e Kosovës, sigurinë kibernetike dhe private.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu thotë se lidhjet me bankën ruse me Serbinë, tashmë janë publike. Sipas tij, shtetet e fuqishme i kushtojnë shumë rëndësi edhe spiunazhit ekonomik.

“Fakti se Serbia është shumë e varur nga Rusia, nënkupton se Rusia ka investuar në Serbi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat