Vuçiq: Dialogu duhet të vazhdoj

Lajme

Vuçiq: Dialogu duhet të vazhdoj

Nga: F. B. Më: 27 qershor 2020 Në ora: 11:56
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për portalin “Politko.eu” të Brukselit se dialogu me Prishtinën nuk ka alternative dhe duhet të vazhdoj përkundër akuzave për krime të luftës, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë ai e tha duke u ndërlidhur në propozimin e ngritjes së akuzës kundër presidenti të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai gjatë qëndrimit në Bruksel ku kishte takime me lider të BE-së theksoi se nuk dëshiron të komentojë vetë aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj Thaçit.

Vuçiq hapur ka shprehur qëndrimin e vazhdimit të dialogut me ndërmjetësimin e BE, që është i ndaluar më shumë se një vit.

BE si përkujton “Politiko” sinjalizoi se dëshiron të ri-startoj procesin e dialogut në muajin korrik.

"Nuk dëshirojmë të shkrepim  edhe më shumë konflikte politike e fizike mes serbëve edhe shqiptarëve dhe kjo është mënyra më  e mirë të krijojmë sigurinë e serbëve që jetojnë në Kosovë ", tha ai në pyetje rreth akuzës ndaj Thaçit.

Ai shtoi se Beogradi duhet të vazhdoj procesin e dialogut me këdo qoftë, që përzgjidhet nga pala shqiptare si përfaqësues.

"Dialogu duhet të vazhdoj, në të kundërtën çfarë mund të ndodhë? Cila do të jetë perspetiva e regjionit?, pyeti ai.

Në pyetjen nëse do takohet me Thaçin nëse ai nuk do të jetë i përfshirë në bisedime, Vuçiq tha:

"Kjo nuk varet nga unë. Përherë mund të them se nuk dua të bisedojë me dike që akuzohet për krime lufte, por nuk jam i tillë, këtë do ta zgjidhin liderët shqiptar dhe varet nga populli i tyre ".

Kur bëhet fjalë për integrimet evropiane, Vuçiq tha se qëllimi i Serbisë është që ajo të bëhet anëtare e BE deri në vitin 2026 dhe bisedimet të i përfundojë në 2024.

Në pyetjen nëse ka ndonjë dyshim në qëllimin e anëtarësimit në BE dhe në vend bashkëngjitjes të zgjidhet afërsia me BE, Vuçiq tha se:

"Ç’është e vërteta, ne do dëshironim të bëhemi anëtar të Klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat