Cilën parti shqiptare në Maqedoni do e përkrahë Vetëvendosje?

Lajme

Cilën parti shqiptare në Maqedoni do e përkrahë Vetëvendosje?

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Pavarësisht se paralajmëruan se do të hapin parti politike në Maqedoni të Veriut, në këto zgjedhje mesa duket Vetëvendosja e Kosovës do të përkrah koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Kjo pasi që anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi përmes një statusi në FB ka bërë thirrje që të shqiptarët e Maqedonisë së Veriut këto zgjedhje të rreshtohen pas koalicionit ASH-AAA.

“I njoh edhe personalisht prej vitesh tashmë disa nga veprimtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, dhe mendoj se koalicioni që kanë lidhur për zgjedhjet atje është i qëlluar.

Mendoj se subjektet e vjetra, me të njëjtat taktika e veprime, nuk mund të sjellin diçka të re për shqiptarët e RMV, të cilët janë komunitet i madh e në vendin e vet, as të vajtur, as pakicë, as të tepërt.Së fundi, kam patur mundësinë të njoh edhe të rinjtë nga këto dy subjekte, në ligjëratat që kam mbajtur, si i ftuar, në shkollat politike respektive. Mes atyre të rejave e të rinjve ka plot që në të ardhmen mund të jenë aktualizim i shpresave e dëshirave të shqiptarëve të RMV.

Po të isha votues atje, do u kisha besuar kësaj radhe këtyre dy subjekteve. (Me shpresën që nuk ndërhyn për t’i mbështetur Edi, Batoni dhe Genti, mbështetja e të cilëve kudo që po ndodh po sjell rezultate të këqija për shqiptarët.)” ka shkruar anëtari kryesisë së VV-së Arbër Zaimi në profilin e tij në Facebook.

Ndërkaq paralajmërimi i VV-së për shtrirje në Maqedoni të Veriut nuk u prit mirë nga partitë politike në Maqedoni. Nga BDI-ja dhe PDSH-ja thanë se janë të zënë dhe se nuk e kanë dëgjuar se çfarë ka paralajmëruar kreu i VV-së Albin Kurti. Nga Lëvizja Besa u përgjigjën pak sa me ironi se janë të zënë me punët e fushatës ndërsa nuk ka pasur asnjë qëndrim nga eksponentët e Aleancës për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat