Ja çfarë po ndodhë me njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermania

Lajme

Ja çfarë po ndodhë me njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermania

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka deklaruar se delegacioni gjerman i cili qëndroi për vizitë në Kosovë lidhur me procesin e njohjes së patentë-shoferëve janë ndarë shumë të kënaqur me punën që po bëhet.

Hoxha tha se po mundohen vazhdimisht për procesimin e kësaj çështje, pasi ka një numër të madh të qytearëve kosovarë që jetojnë në botën e jashtme e po presin njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermani.

“Ne po bëjmë të pamundurën për njohjen e këtyre patent-shoferëve nga ana e Gjermanisë. Falënderojmë edhe ambasadorët , kemi ngritur këtë çështje në nivel të qeverisë dhe përfaqësuesi jonë ka qenë në Berlin dhe ka filluar procesi i diskutimit e bashkëpunimit në shumë fusha. Është arrit të sillet delegacioni i ekspertëve në Kosovë, jemi në fazën e fundit në aspektin teknik e më pas fillojnë procedurat e tjera. Kemi pasur shpresë shumë që në këtë qershor do të ketë njohje të patentë-shoferëve, por fati ynë nga pandemia si tek ne dhe në Gjermani janë ndalur shumë procese në gjysmë”, tha Hoxha.

Hoxha gjithashtu deklaroi se administrata në Gjermani s’ka arrit ende të hap temën, por ka informata se ka filluar procesi tjetër i diskutimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat