Regjistrohen 15 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

Lajme

Regjistrohen 15 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, 15 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Prej këtij numri, 12 janë nga veriu, ndërsa tre janë të infektuar rishtazi nga zona të tjera, njoftoi sot Shtabi i Situatave të Emergjencave të veriut të Mitrovicës.

Specialisti i epidemiologjisë në veri të Mitrovicës,  Aleksandar Antonijeviq, theksoi se një rritje e numrit të pacientëve të rinj është regjistruar në Kosovë, raporton Radio Kontakt Plus.

Gjithashtu, pesë pacientë me koronavirus janë regjistruar me qëndrim në Serbi, të cilët janë kryesisht studentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat