Apel për shpenzim racional të ujit të pijshëm, kemi rritje enorme të konsumit

Lajme

Apel për shpenzim racional të ujit të pijshëm, kemi rritje enorme të konsumit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 08:36
Foto Ilustrim

Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm,

Prishtinë, 30 qershor – Sot në botë konstatohet se gjysma e gjithë njerëzve të planetit ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin. Ai na nevojitet për pije e higjienë, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejtë të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. Hapat që ndërmarrim sot, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen.

Sot kemi rritje enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, pavarësisht që shpërndarja po bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete maksimale trajtuese.

Që uji të arrijë edhe në pikat e larta, lusim konsumatorët që jetojnë në pika të ulta të mos e keqpërdorin.

Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veqantë nëpër fshatra.

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!

E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat