Ahmeti i reagon IKSHPK-së, e quan të çuditshëm mesazhin e tyre të mbrëmshëm

Lajme

Ahmeti i reagon IKSHPK-së, e quan të çuditshëm mesazhin e tyre të mbrëmshëm

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:26
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar mbrëmë pas një apeli të IKSHPK-së, se IKSHPK është fëmija që kujdeset për prind.

Ahmeti tha se Instituti si fëmijë që kujdeset për prindin është analogji e gabuar, sipas tij instituti është institucion shkencor që jep fakte shkencore dhe analizon situatën për politik bërësit. Jep siguri për qytetarët se situata është nën kontroll. Jep rekomandime shkencore – dhe vetëm shkencore

“Mesazhi duhet të jetë i seriozitetit të virusit. Këtu pajtohem plotësisht. Por ka mënyrë më profesionale dhe më pak të çuditshme se kjo. Përndryshe përgëzime për punën e Institutit. Po virusi vret, por është e lehtë të luftojnë nëse të gjithë marrim përgjegjësi si qytetarë. Këtë nuk e kemi bërë javët e fundit. Është koha të jemi serioz në këtë betejë të gjithë. Atëherë sdo të ketë nevojë për masa tjera restriktive”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Mbrëmë IKSHPK ka dalë me një status të ri në Facebook, ku ka shkruar “Virusi vret! Prind Vendosni maskën! Unë jam fëmiu juaj! Dua të rritem me prind”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat