Nuk lejohet hyrja në objektin e QKMF-së në Malishevë, pa maskë mbrojtëse

Lajme

Nuk lejohet hyrja në objektin e QKMF-së në Malishevë, pa maskë mbrojtëse

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:18
Foto Ilustrim

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, sot ka bërë një njoftim për të gjithë pacientët të cilët vizitohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe në qendrat tjera mjekësore, se nuk lejohet hyrja në objektet shëndetësore, pa maskë mbrojtëse.“Të gjithë pacientët që kanë nevojë të vizitohen në qendrat mjekësore, si në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ashtu edhe në qendrat tjera, janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse. Përdorimi i maskave mbrojtëse dhe masave tjera, janë obligim, pasi ende jemi në situatë emergjente shëndetësore për shkak të pandemisë COVID-19.

Mbajtja e maskave mbrojtëse është obligative, prandaj ju lutemi të gjithëve që të mbajnë maskat, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të gjithëve, pa dallim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat