Zeneli: Gjatë pandemisë u vërshuam nga lajmet e rrejshme

Lajme

Zeneli: Gjatë pandemisë u vërshuam nga lajmet e rrejshme

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:14
Alban Zeneli

Raporti i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) potencon se dezinformatat e tilla që po përhapen në nivel global kanë pasoja potencialisht të dëmshme për sigurinë publike, shëndetin e qytetarëve dhe komunikimin efektiv të krizave.

Në këtë kontekst është e rëndësishme të dallohen format e ndryshme të keqinformimit, dezinformimit, si dhe format tjera të manipulimit të informacionit.

“Shumica e këtyre aktiviteteve janë janë të lidhura me aktivitete të qëllimshme dhe të koordinuara, të kryera shpehsherë nga aktorë të sponzorizuar nga shtetet e caktuara”, thuhet mes tjerash në këtë raport.

Profesori universitar në Kosovë, Alban Zeneli, i cili është njohës i fushës së medieve, pranon se gjatë këtyre muajëve të pandemisë edhe Kosova ka qenë e vërshuar nga lajmet e rrejshme, të cilat nuk e kanë saktësuar burimin e informacionit.

“Në fakt burimin e informatave në gjuhën shqipe nuk mund ta dimë saktë se ku janë shkruar, për vet faktin që ato janë shkruar, janë kopjuar dhe janë shpërndarë në një masë të madhe te disa media të vogla, të cilat kanë synuar që të rriten përgjatë periudhës së pandemisë, përmes përdorimit të asaj që njihet si afekt i publikut. Pra përdorim pa vetëdije , duke përdorur emocionet siç janë frika dhe paniku, të cilat i detyrojnë njerëzit që të lexojnë informata e që janë të pa verifikuara”, ka thënë Zeneli .

E kjo gjë sipas tij ka ndikuar edhe në humbjen e audiencës dhe besueshmërisë ndaj mediave që i kanë transmetuar këto lajme.

“Në përshtypjen time dhe pa matje, mediat që kanë përdorur këtë stil të shkrimit, me tituj sensacional dhe pa informata brenda që janë të verifikuara, kanë ndikuar që të humb audienca, për shkak se audienca e klikon një lajm të tillë dhe i beson atij brendi nëse është i vërtetë. Nëse e kanë gënjyer publikun, normalisht që kanë humb audiencën e vet potenciale”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat