PSD: Qeveria Hoti t’i ndalë abuzimet me emërime, numri zëvendësministrave ka shkuar mbi 45

Lajme

PSD: Qeveria Hoti t’i ndalë abuzimet me emërime, numri zëvendësministrave ka shkuar mbi 45

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:08
Foto Ilustrim

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas emërimit të më shumë se 45 zëvendësministrave në qeverinë Hoti.

Përmes një komunikate PSD ka kërkuar nga qeveria që të ndalë abuzimet me emërimin e zëvendësministrave.

“Qeveria Hoti duhet ta ndalojë sa më parë abuzimin me emërimet në postet publike politike. Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë dobi ky numër aq i madh i zëvendësministrave i cili në kohën që po flasim ka kaluar numrin 45. Postet publike kurrë nuk duhet të shërbejnë për rehatimin e anëtarëve të partisë. Këto detyra e poste duhet të jenë në shërbim të një plani qeveritar urgjent për të përballur situatën pandemike e ekonomike e cila është rënduar dukshëm”, thuhet në reagim

Sipas PSD’së qeveria Hoti po vazhdon me planet e rehatimit të njerëzve nëpër pozita.

“Kjo qeveri, siç po e shohim, nuk ka asnjë plan të tillë dhe në mungesë të tij po vazhdon planet partiake të rehatimit të njerëzve. Një numër kaq i madh i zëvendësministrave në fakt tregon për mungesë të ideve e politikave. Por kjo logjikë është e zhdrejtë, numri i njerëzve të emëruar asnjëherë nuk është garanci për qeverisje më të mirë, më të drejtë e më cilësore”, thuhet tutje në reagimin e PSD’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat