Pse Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës?

Lajme

Pse Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës?

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Ambasadorja izraelite në Beograd, Alona Fisher Kamm, sërish është deklaruar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për zgjidhje paqësore e me kompromis të saj.

Të paktën kështu përcjell sot agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Për Izraelin është me rëndësi që të arrihet zgjidhja paqësore për Kosovën”, ka thënë për këtë agjenci ambasadorja Kamm.

Ajo ka shtuar se është e sigurt se vizitën e vet të ardhshme në Beograd, presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, do ta shfrytëzojë për ta shfaqur shpresën për gjetje të zgjidhjes së kompromisit që do t’i kënaqë të gjithë.

Ambasadorja ka thënë se çështja e Kosovës, qëkur Izraeli është deklaruar rreth saj duke mos ia njohur pavarësinë, është bërë çështje marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Izraelit e Serbisë.

Presidenti i Izraelit të enjten shkon në Serbi, pas qëndrimit që do ta ketë në Kroaci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat