Pas infektimit të deputetit Arben Gashi, seancat e Kuvendit mund të mbahen online

Lajme

Pas infektimit të deputetit Arben Gashi, seancat e Kuvendit mund të mbahen online

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Për shkak të pandemisë së COVID-19, Kuvendi i Kosovës ka disa muaj që ka mbetur gjysmë i bllokuar në punën dhe efikasitetin e tij.

Një deputetë i Kuvendit ka rezultuar pozitiv derisa janë duke u kryer edhe shumë testime tjera.

Seancat mund të mbahen edhe online, por për një gjë të tillë duhet mbështetja e 2/3 të Kuvendit.

“Rregullorja aktuale e Kuvendit të Kosovës nuk e parasheh mbajtjen e seancave online. Për ndryshimin e kësaj Rregulloreje nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. Rrjedhimisht, nevojitet vullnet politikë dhe kohë për të kaluar proceduralisht një çështje  të tillë”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të kryetares.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se do të mbështeste një iniciativë të tillë dhe pret që shumë shpejt Kryesia e Kuvendit të sjellë propozimin.

“Besoj se mund të shohim edhe për opsione të tjerë të tilla si ato që seancat e Kuvendit të jenë virtuale apo edhe takimet e komisioneve parlamentare të jenë virtuale. Kjo është e vetmja mundësi se si ne mund të kryejmë detyrën tonë. Ndryshe në rrethanat që jemi dhe me infektimet që kemi brenda Kuvendit të Kosovës nuk është se e rrezikojmë shëndetin tonë por edhe të familjarëve tonë”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat