Mediat serbe thonë se presidenti amerikan ka kërkuar të zgjidhet shpejt çështja e Kosovës

Lajme

Mediat serbe thonë se presidenti amerikan ka kërkuar të zgjidhet shpejt çështja e Kosovës

Nga: F. B. Më: 3 korrik 2020 Në ora: 10:40
Donalt Trump

Presidenti amerikan Donalt Trump ka dhënë “dritën jeshile” për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të krizës së Kosovës! Trump i ka dhënë direktivë të dërguarit të vetë Richard Grenell që sa më përpara të caktoj takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota sot”.

Këtë e publikoi Zëri i Amerikës që shtoi se Grenell javën që shkoi kishte takim me Trampin “ku janë pajtuar gjithçka për Kosovën”.

Sipas kësaj informate Grenell është shumë i frustruar për shkak të shtyrjes së Thaçit e Vuçiqit andaj tash është i vendosur sa më parë të organizoj takim në Shtëpinë e Bardhë.

Fokusi i takimit të ri për të cilin nuk u precizua data edhe më tutje duhet të jetë në tema ekonomike, por mund të krijoj “energji të re” drejt zgjidhjes politike.

“Shtëpia e Bardhë ka dhënë ‘dritën jeshile’ për takimin e ardhshëm mes përfaqësuesve në një të ardhme të afërme pas anulimit të takimit të 27 qershorit në Uashington. Grenell javën që shkoi u shpreh se kjo është mundësi e mirë që nuk duhet lëshuar duke treguar shenja frustrimi. Ky takim kishte si kërkesë ‘dritën jeshile’ si mundësi të fundit për zgjidhje” ka deklaruar Martin Vulaj ish-drejtori i Këshillit Kombëtare amerikano-shqiptar ka thënë Zëri i Amerikës.

Kryeministri Abdullah Hoti ka theksuar se ai do udhëheq dialogun me Beogradin. “Përkundër situatës së krijuar dialogu nuk ka alternativë. Ne jemi të gatshëm për procesin, unë do drejtoj dialogun me Serbinë. Do tl themelojmë këshillin e ekspertëve për dialog dhe ai do punoj në kuadër të zyrës së kryeministrit, që do ketë koordinatorin shtetëror për dialog” paralajmëroi Hoti.

Gazetari britanik Tim Juda mendon se ekipi i Prishtinës është dobësuar dukshëm me akuzën ndaj Thaçit.

“Të dy palët nuk do kenë ekipe të njëjta të fuqishme biseduese. Vuçiq ka marr mbështetjen me zgjidhje ndërsa në prishtinë nuk ka partner të njëjtë për bisedime. Palët duhet të kenë njerëz të rangut të njëjtë për bisedime. Pa dashur të fyej Hoti është shkurtabiq në politikë” tha Juda që shtoi se duhen realizuar marrëveshjet e arritura.

Një nga lotuesit dhe kongresmeni amerikan Eliot Engel është duke humbur mbështetjen dhe vendin në Kongres, me çka humb kryesimin e Këshillit për politikë të jashtme. Sipas "Forin polisi", demokratët nuk kanë shpallur rezultatet deri në votën e fundit ku jo zyrtarisht mësohet se në garë janë Brenda Shermen dhe Gregori Miks nga Nju Jorku.

Sipas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Gjermania mbështet “Kosovën” në arritjen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit, andaj kryesimi i saj me BE është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Kancelarja Merkel kupton nevojat e Kosovës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat