Vejvoda: “Pa Amerikën nuk ec asgjë, Grenell ka zgjuar BE - që nga koha e Gjingjiqit është thënë se Serbia duhet nxjerr maksimumin nga minimum”

Lajme

Vejvoda: “Pa Amerikën nuk ec asgjë, Grenell ka zgjuar BE - që nga koha e Gjingjiqit është thënë se Serbia duhet nxjerr maksimumin nga minimum”

Nga: F.B Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:37
Vjenë Ivan Vejvoda

Pa Amerikën nuk shkon u shpreh bashkëpunëtori i Institutit për Shkenca Shoqërore në Vjenë Ivan Vejvoda duke shtuar se i dërguari special Grenell ka zgjuar Be dhe e ka bërë më aktive, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai për Zërin e Amerikës tha se largimi i përhershëm i presidenti të Kosovës Thaçi nga dialogu nuk është ndonjë pengesë për vazhdimin e dialogut, pasi Prishtina po përgatit ekipin e ri.

Ajo që është e re ka të bëjë me BE, sepse Grenell ka nxitur aktivitetet dhe kjo shihet me paralajmërimin e samitit të Parisit në formatin si në Berlin ku nikoqir ishin Merkel e Makron.

Ai mendon se iniciativat e BE dhe ShBA duhet të jenë unike dhe të kenë proces të përbashkët, aq më parë që BE ka atë rol dhe Kosova e Serbia janë pjesë e historisë dhe kontinentit.

Por pa Amerikën nuk ec, duke njohur rolin e saj në tri dekadat e fundit.

Amerika me ndikimin e saj në institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar etj mund të ndihmoj me pako financiare në drejtim të arritjes së marrëveshjes dhe zhvillimit në ato vende” tha Vejvoda, ndërsa BE përmes bashkëpunimit ekonomik që dikush e quan Shengen e dikush Shenzen.

Në pyetjen nëse Spanja e Sllovakia dhe vendet që se kanë njohur Kosovën a do pajtohen në këtë ai mendon se të gjitha këto vende kanë forma bashkëpunimi me Kosovën.

Asociacioni i komunave

Kur bëhet fjalë si mund të duket marrëveshja eventuale mes dy palëve, Vejvoda tha se që nga koha e Gjingjiqit është thënë se Serbia duhet të nxjerr maksimumin nga minimumi.

Situata është e tillë që Serbia de facto nuk ka pozicionin sikur para bombardimeve të NATO-së dhe këtu shihen mundësi të ndryshme tha ai.

“një nga mundësitë sigurisht është përmbushja e marrëveshjeve të Brukselit nga viti 2013 dhe ajo ka të bëjë me formimin e asociacionit të komunave.

Sipas Vejvodes do ishte me rëndësi që në këtë proces të arrihen marrëveshje për qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve edhe kapitalit.

Serbia bisedon me BE e Kosova larg nga ai proces

Në pyetjen nëse do ketë korrektim të linjës administrative mes Serbisë dhe Kosovës dhe të jetë pjesë e marrëveshjes, ai mendon se sigurisht duhet gjetur një zgjidhje që është e mbështetur nga vendet shumicë e mbi të gjitha Gjermania e Franca.

“Marrëveshja duhet të përfshihet në sistemin e vlerave të BE-së sepse të dy vendet një ditë do bëhen pjesë e saj. Serbia si kandidate po flet  me BE , ndërsa Kosova është ende larg asaj mundësie. Por për shkak dëshirës për ofrim projekteve paqësore, dhe jugu i Ballkanit të bëhet pjesë e këtij projekti dhe të mund të tregtohet e udhëtohet ato duhet të harmonizohen në sistemin e drejtave evropiane” tha Vejvoda.

Çështja e dytë është statusi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe këtu mendohet a do të bëhet Kosova pjesë e anëtarit të OKB-së, për çka u fol shumë apo modeli i dy gjermanive, kur Gjermania Perëndimore u pajtua që ajo Lindore të bëhet anëtare e OKB-së edhe pse nuk e ka njohur.

“Ka mënyra të ndryshme të zgjidhjes së këtyre raporteve dhe normalizimit “ tha Vejvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat