Sanxhaku lindor në kolaps shëndetësor

Lajme

Sanxhaku lindor në kolaps shëndetësor

Nga: Ismet Azizi Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Të dashur miqë

Të dashur vllezër

Sanxhaku lindor është në kolaps shëndetësor

Edhe pse në Sanxhak po arrijnë ndihma të konsiderushme nga të gjitha anët, mungesa e përsonelit shëndetësor është problem kyç në luftë me pandeminë Covid-19.

Komunat më të rrezikuar nga pandemia covid-19 janë Tutini, Sjenica dhe N. Pazari, të cilat shtrihen në pjesën lindore të Sanxhakut.

Andaj apelojmë të gjitha institucioneve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë që të bëjnë të pa munduarën që këtyre tre komunave të lartëpërmenduar t’iu dilët në ndihmë, sidomos me kuadro shëndetësore. Mjekët janë më se të domosdoshëm.

Shoqata "Kosova per Sanxhakun" fton ministrine e Shendetësisë së Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë te ndihmoj Sanxhakun përmes Këshillit Kombëtar të Sanxhakut (Telefon: +381 20 315 608 E-mail: [email protected] ) dhe poashtu fton Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e Shqipërisë që të ndajnë nga një shumë parash për këtë qëllim në ndihmë vëllezërve nga Sanxhaku.

Në emër të kryesisë

Ismet Azizi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat