Nesër në Kroaci mbahen zgjedhjet, Murati kërkon që të votohet kandidatja shqiptare

Lajme

Nesër në Kroaci mbahen zgjedhjet, Murati kërkon që të votohet kandidatja shqiptare

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:50
Ermina Lekaj Prljaskaj

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati u ka kërkuar shqipëtarëve që jetojnë në Kroaci që të dalin në zgjedhje ditën e nesërme dhe të votojnë kandidatën shqiptare.

Murati ka thënë se ka besimin e plotë që deputetja e deritanishme Ermina Lekaj Prljaskaj ka përfaqësuar interesat e shqiptarëve dhe të pakicave në shtetin e Kroacisë.

“Të dashur bashkatdhetarë tanë në Kroaci, nesër në Kroaci mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shqiptarët së bashku me popujt e tjerët të ish-Jugosllavisë luftojnë për të një vend që e kanë të rezervuar në Kuvendin e Kroacisë në bazë të kushtetutës kroate. Për shkak të bashkimit tuaj, keni arritur që ky vend t’u takojë shqiptarëve në dy zgjedhjet e fundit. Kam besimin e plotë se deputetja e juaj e deritanishme, znj.Ermina Lekaj Prljaskaj me nder dhe përkushtim e ka bërë përfaqësimin e interesave të shqiptarëve dhe të pakicave të tjera në Kroaci si dhe ka punuar për një lidhje edhe më të fortë në mes të shtetit mik e aleat Kroacisë me Kosovën, Shqipërinë por edhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Kosovës Lindore. Ajo po garon për një mandat të tretë edhe me përkrahjen e Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë. Andaj ju bëj thirrje që nesër të dilni në votime dhe të votoni në njësinë zgjedhore XII në Listën për pakicat kombëtare, numrin 4, përaktësisht znj.Ermina Lekaj Prljaskaj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat