Safet Gërxhaliu i reagon Qeverisë Hoti për fondin pensional: Kjo ide ka qenë për të dështuar

Lajme

Safet Gërxhaliu i reagon Qeverisë Hoti për fondin pensional: Kjo ide ka qenë për të dështuar

Nga: B.F Më: 7 korrik 2020 Në ora: 11:54
Safet Gërxhaliu

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu është shprehur se rekomandimi i Qeverisë që të shfrytëzohen paratë e trustit pensional është mision i cili do ta dëmtojë Kosovën në forma të ndryshme.

 

“Është e vërtet që kohën e fundit ka qenë një rekomandim që të shfrytëzohen paratë e trustit pensional në radhë të parë është një mision i cili do ta dëmtoj Kosovën me forma të ndryshme, sepse do të bëhet një prsedent dhe paramendo çdo parti politike ose çdo kryminister i ri, do të përdor trustin pensional për qellime ose për kampanja të veta zgjedhore. Ky do të jetë dëmi më i madh, në radhë të dytë ju po e shihni se Qeveria nuk e ka guximin, që të garantoj qytetarin ta rimbushësoj këtë 10% duhet të kuptohet që janë më teper se 200 mijë qytetarë të cilet nuk kanë kartela bankare, dhe paramendo cilat do të jenë procedurat burokratike, në radhe të tretë janë me tepër se 140 mijë qytetarë që nuk kanë më teper se 500 euro në kursime, dhe paramendo në qofëse do të kemi terhjekje të gjitha do të shkojnë për pushime në deti, apo diçka tjetër, dhe krejt kësaj i shtohet fakti tjetër se kemi një numër shumë të madh që kanë migrua nga Kosova. Atëherë pra po e shihni që po të filloj një gjë e tillë do të ketë shumë sfida, dhe do te jetë e pamunder te realizohet”, thotë ai

Tutje Gërxhaliu potencon se ideja për të tërhequr paratë nga trusti ka qënë propozim për të dështuar jo për tu realizuar.

“Prandaj duhet të shmangemi nga deklaratat populliste, duhet të jemi konkret të jemi studioz dhe të ipen premtime aty ku mund të arrihen, objektivat tona jo patotizmit folklorik ose deklarata të tilla populliste. Të jenë ato që do ta mashtrojnë qytetarin në fund të fundit është një tentim për mashtrim por qytetari e din që është një mision i parealizuar dhe ne këtë drejtim duhet vërtetë të mos luhet me fondin pensional, sepse vet fakti që kemi të nevojshëm ndryshimin e ligjeve, vet fakti që e kemi këtë konsilacion qeveritar është e pamundur që të bëhet ndryshim i një ligji të till dhe e tëra kjo e dëshmon më së miri që në start kjo ide ka qenë e propozuar për të deshtuar e jo pëer tu realizuar”, përfundoi Safet Gërxhaliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat