Ministri i Drejtësisë dhe Driton Selmanaj takohen me Grupin e Ekspertëve për Vetting

Lajme

Ministri i Drejtësisë dhe Driton Selmanaj takohen me Grupin e Ekspertëve për Vetting

Nga: B.F Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:55
Selim Selimi

Ministri i Drejtësis Selim Selimi përmes një  postimi te tij ne “Facebook” ka bërë të ditur  se së bashku me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, kanë zhvilluar takim me Grupin e Ekspertëve për dizajnimin e parimeve udhëheqëse dhe skenarëve të reformës së Vettingut.

Sipas tij këtij grupi i  kanë lënë mundësinë e hapur  që të jetë pjesë e një gjithëpërfshirjeje të të gjitha institucioneve që janë hisedarë të drejtësisë dhe partnerëve strategjikë të Kosovës,transmeton “Bota sot”.

Ai ka bërë të ditur se lidhur me këtë do të mbaj konferenc për media ku do t’i shpijegoj arsyet dhe propozimin e ri.

Postimi i tij i plotë :

Bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, ditë më parë kemi zhvilluar takim me Grupin e Ekspertëve për dizajnimin e parimeve udhëheqëse dhe skenarëve të reformës së Vettingut, me qëllim që të informohemi për progresin e arritur dhe për të diskutuar hapat se si të vazhdojmë tutje. Pas këtij takimi, e kemi lënë të hapur mundësinë, që ky grup të jetë pjesë e një gjithëpërfshirjeje të të gjitha institucioneve që janë hisedarë të drejtësisë dhe partnerëve strategjikë të Kosovës. Pas dërgimit të propozim/vendimit për përbërjen gjithëpërfshirëse të Komisionit dhe termat e referencës, që do të propozojë sistemin e llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun, dhe mundësinë që përbërja e mëparshme e ekspertëve të jenë pjesë e këtij grupi, ata kanë vendosur mos të dërgojnë komente, por të japin dorëheqje publike. Lidhur me këtë, të premtën do të mbajë konferencë për media, ku do t'i shpjegoj arsyet dhe propozimin e ri.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat