Selimi:Presheva është lënë mbrapa nga Serbia, por nuk ka mbetë mbrapa në shtrirjen e saj ekonomike

Lajme

Selimi:Presheva është lënë mbrapa nga Serbia, por nuk ka mbetë mbrapa në shtrirjen e saj ekonomike

Nga: B.F Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:59
Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi  bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla sot gjatë ditës kanë  vizituar Preshevën.

Sipas tij  Presheva është lënë mbrapa nga Serbia, por nuk ka mbetë mbrapa në shtrirjen e saj ekonomike, arsimore e politike. Kosova do të jetë krah i fuqishëm i këtyre bizneseve dhe të rinjve të Luginës, që të mos ndihen të ndarë nga trungu ynë i përbashkët. Ka shkruara ai prmes nj postimi te tij n “Facebook”.  

Postimi i tij i plotë :

Bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vizituam bizneset "Fluidi", "Solid" dhe "Wes Lime". I jashtëzakonshëm potenciali, talenti dhe vullneti për punë, përmes së cilave këto kompani jo vetëm që kanë arritur të mbulojnë tregun e Serbisë me prodhimet e tyre, por edhe rajonin e botën, duke ngritë potencialin ekonomik e zhvillimor të Luginës. Presheva është lënë mbrapa nga Serbia, por nuk ka mbetë mbrapa në shtrirjen e saj ekonomike, arsimore e politike. Kosova do të jetë krah i fuqishëm i këtyre bizneseve dhe të rinjve të Luginës, që të mos ndihen të ndarë nga trungu ynë i përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat