Jashari:Bëjë thirrje që të punohet sa më shumë me tokat, në mënyre që me vonë të korrim fryte nga to.

Lajme

Jashari:Bëjë thirrje që të punohet sa më shumë me tokat, në mënyre që me vonë të korrim fryte nga to.

Nga: B.F Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:14
Bekim Jashari

Kryetari  i Skenderajt Bekim Jashari përmes një postimi të tij ë “Facebook”ka bërë të ditur se ka vizituar fshatin  Aqarevë dhe ka treguar se ka parë nga afër këtë proces dhe  ka uruar bujqit për punën e tyre duke shpresuar që ky vit të jetë i bereqetshëm dhe puna e tyre të paguhet,transmeton “Bota sot”.

Ai ka thënë se së fundmi kemi hapur gjithashtu thirrjen për aplikim për grante për gjithë fermerët e interesuar për bimë bujqësore, mjete, sera e grante të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Sot vizitova fushatën e korrje-shirjeve në fshatin Aqarevë, ku pashë nga afër këtë proces dhe urova bujqit për punën e tyre duke shpresuar që ky vit të jetë i bereqetshëm dhe puna e tyre të paguhet.

Po ashtu u shpreha i lumtur që gjatë mandatit tim qeverisës i kemi dhënë prioritet fushës së bujqësisë ku kemi pesëfishuar buxhetin për këtë sektor, duke përkrahur kështu bujqit dhe fermerët me subvencione të ndryshme.

Gjatë këtij viti janë mbjellë rreth 5 mijë hektar me grurë, tërësisht në sektorin privat, ndërsa rendimentet janë të kënaqshme.

Së fundmi kemi hapur gjithashtu thirrjen për aplikim për grante për gjithë fermerët e interesuar për bimë bujqësore, mjete, sera e grante të tjera.

Bëjë thirrje që të punohet sa më shumë me tokat, në mënyre që me vonë të korrim fryte nga to.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat