Haradinaj-Stublla gjatë vizitës në Preshevë u takua edhe me ish Kryetaren e Preshevës - Bota Sot
Haradinaj-Stublla gjatë vizitës në Preshevë u takua edhe me ish Kryetaren e Preshevës

Lajme

Haradinaj-Stublla gjatë vizitës në Preshevë u takua edhe me ish Kryetaren e Preshevës

Nga: B.F Më: 9 korrik 2020 Në ora: 19:55
Meliza Haradinaj-Stublla ,Ardita Sadiku

Meliza Haradinaj -Stublla Ministre e Punëve të  Jashtme dhe Diasporës sot është takuar me ish-Kryetaren e Komunës së Preshevës, dhe Kryetaren e Partisë për Veprim Demokratik znj.Ardita Sadiku,transmeton “Bota sot”.

Ajo përmes një postimi të saj në “Facebook” ka  shkruar se  temë e takimit ishte perspektiva ekonomike, kujdesi shëndetsor dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve atje.

Postimi i saj i plotë:

Uniteti i shqiptarëve në momentet kyçe historike, gjithmonë i ka dhënë jehonë të drejtës dhe sukseseve tona.

Me qëllim të përkrahjes së këtij uniteti, sot takuam edhe ish-Kryetaren e Komunës së Preshevës, dhe Kryetaren e Partisë për Veprim Demokratik znj.Ardita Sadiku.

Perspektiva ekonomike, kujdesi shëndetësor, dhe respektimi i të drejtave të shqiptarëve, dominuan diskutimin tonë.

Ardita është përsonifikim i gruas shqiptare me zë të fuqishëm për kauzën tonë kombëtare.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat