Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa përmes një postimi të tij në “Facebook”. ka bërë të ditur se sot është takuar me anëtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës, transmeton "Bota sot".
Ai ka bërë të ditur se temë diskutimi ishin sfidat me të cilat po përballen bizneset në raport me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe nevoja urgjente për ndryshimin e disa udhëzimeve administrative dhe ligjeve.
Postimi i tij i plotë:
Sot në organizimin “Kafja e mëngjesit” me anëtarët e Odës së Afarizmit të Kosovës, patëm një diskutim të hapur mbi sfidat dhe ambiciet e kompanive kosovare, drejt të cilave Qeveria e Kosovës mund të ofrojë partneritet. Sektori privat është motorri i zhvillimit ekonomik dhe gjithnjë do jem pranë tyre duke ofruar politika zhvillimore pro-biznes që hapin rrugë, çlirojnë potencialin zhvillimor e kreativ dhe minimizojnë burokracinë.