“Nuk është festë e jemja ajo” – A e dini që gazetarja e intervistës qesharake për Shën Valentin sot është deputete

Lajme

“Nuk është festë e jemja ajo” – A e dini që gazetarja e intervistës qesharake për Shën Valentin sot është deputete

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 07:18
Pamje nga videoja

Gati të gjithë e kemi parë videon me intervista për festën e Shën Valentinit, kur një i moshuar thotë se nuk është festë e tij, pasi ai i takon besimit islam, kur pyetet nga gazetarja se a e feston këtë ditë.

Ka vite që është publikuar, por kjo video bëhet aktuale çdo Shën Valentin.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se kush është gazetarja e cila i pyet të moshuarit për këtë festë.

Nga zëri mund të kuptohet shumë lehtë se ajo është deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi. Madje, ajo shihet qartë në minutën 1:11.

Idrizi kishte qenë edhe kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale të viti 2017 dhe njihet për aktivizëm qytetar në këtë komunë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat