Robert Hend: Serbia të pranoj që ka krye krime

Lajme

Robert Hend: Serbia të pranoj që ka krye krime

Nga: F. B. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 11:22
Krimineli serbë

Këshilltari politik në Komisionin e Helsinkut në Kongresin amerikan, Robert Hend, vlerësoi se Serbia dhe Republika Spska nuk janë përballur me të kaluarën luftarake. “Mohimi apo hulumtimi nëse në Srebrenicë u krye gjenocid askënd në botë nuk mund të e bind ndryshe , nga ajo çka vërtetë atje ka ndodhur” tha Hend për Zërin e Amerikës, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”

Hend është ekspert për hapësirën e Ballkanit Perëndimor ka thënë se për pushtetin në Serbi dhe RS do ishte e dobishme të pranohet fakti se në Srebrenicë u krye gjenocid ndaj banorëve boshnjak.

"Këtë e ka vërtetuar instanca që respekton definicionet ligjore....Gjykata që shfrytëzon definicione precize, që ngjarjet në Srebrenicë i ka evidentuar si gjenocid” tha Hend.

Sipas tij, ata duhet të përballen me atë që ka ndodhur në të kaluarën dhe të pranojnë për “ të mirën e qytetarëve të Serbisë por edhe për të tjerët”.

Në pyetjen si e komenton mos vullnetin e pushtetit në Serbi dhe RA që të bëjnë këtë, ai tha se me vepër po bëhen përpjekje që të arsyetohet ajo që ka ndodhur në të kaluarën, në vend të pranimit  dhe larjes me atë që ka ndodhur, nga ana tjetër pushteti i korruptuar i mundësohet ruajtja e pozitave dhe pasurimi i mëtutjeshëm.

Ai ka vlerësuar se në tentim për përtëritjen e besimit mes fqinjëve të Ballkanit “ rol kyç ka shoqëria civile”.

"Pa marr parasysh në shenjë të kritikës mund të gjendet ajo që pushteti në Serbi në vitet e shkuar kanë bërë apo nuk kane bërë në lidhje me Srebrenicën, sektori joqeveritar atje përherë ka qenë si prijës në atë që të pranohet çka ka ndodhur atje", tha Hend.

Ndonëse si theksoi ai se regjimi i Millosheviqit dhe Serbia ishin shkaku i dhunës gjatë viteve 90-ta, disa nga heronjtë e asaj kohe nga ajo periudhë ishin serbët para së gjithave ata nga shoqëria civile që patën guxim të kundërshtojnë me porosinë “Jo në emrin tim”.

"Janë të nevojshëm shumë me tepër njerëz të tillë” tha ai duke shtuar se ekzistojnë në RS dhe mes boshnjakëve e kroatëve por atë janë margjinalizuar.

Problemi që sheh ai në palën serbe është se një numër i zyrtarëve të rangut të lartë asnjëherë nuk u përgjigj.

"Nganjëherë kur dikush do arrestohej apo akuzohej, është shikuar sikur kjo bëhet për të kënaqur bashkësinë ndërkombëtare – përderisa në prapa skenën vendore janë mbështetur mohimi dhe janë prezantuar viktimizimi që kanë pësuar për shkak krimit. Duke i inspiruar në një farë mënyre se e kanë merituar dhe kjo nga një kohë në tjetrën po përsëritet” tha Hend për VOA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat