Vuçiqin e “çmend” ultimatumi i Kosovës, ja çfarë ka kërkuar pala shqiptare

Lajme

Vuçiqin e “çmend” ultimatumi i Kosovës, ja çfarë ka kërkuar pala shqiptare

Nga: F. B. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:37
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka deklaruar se ka pasur bisedë të vështirë në Paris dhe lidhur me video-takimin Gjermania dhe Franca do dalin me kumtesë të përbashkët, shkruan”B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai iu deklaroi gazetarëve nga Serbia se nuk pranon ultimatumin nga Prishtina dhe se është përpjekur që të paraqitet guximshëm.

"Pala shqiptare ka dal me kërkesat si: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetues të Kosovës, pranimin e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe pranimin e Kosovës nga vendet tjera. Unë kam thënë s kjo nuk ka kuptim dhe se jam gati për të biseduar dhe të bëjmë hapa të vegjël", tha Vuçiq.

Ai paralajmëroi vazhdimin e dialogut të enjten në Bruksel dhe se është krenar me delegacionin e Serbisë.

"Ne kemi shprehur faktet në shumë raste, disa delegacione kanë përsëritur atë që kishin të shkruar” tha ai.

Vuçiq e pranon se do jenë në presion të madh dhe në të njëjtën kohë kemi hasur në “qasjen jo reale nga shqiptarët e Kosovës që duan gjithçka e Serbia të mbetet pa asgjë”".

Si tha ai dialogu do të jetë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE Lajçak.

"Ne do të marrim pjesë në dialog nën kupolën e BE-së dhe kjo ka rëndësi” tha Vuçiq.

Ai tha se Serbia ka përmbushur marrëveshjet e Brukselit dhe këtë Prishtina nuk e ka bërë. “Ata thanë se asociacioni nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nëse nuk jeni në gjendje të realizoni këtë për 7 vjet çka do përmbushni” tha ai.

Vuçiq tha se ka kërkuar të shkruhet se bënë dialog Beograd-Prishtinë e jo Serbi- Kosovë.

"Ata që kanë menduar të i marrin çdo gjë Serbisë e Serbia mos të marr asgjë....argumentimi ynë ishte i çeliktë dhe ishim të përgatitur mirë për samit”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat