Deputetët e VV-së kërkojnë raportim nga Haradinaj-Stublla para Komisionit për Punë të Jashtme - Bota Sot
Deputetët e VV-së kërkojnë raportim nga Haradinaj-Stublla para Komisionit për Punë të Jashtme

Lajme

Deputetët e VV-së kërkojnë raportim nga Haradinaj-Stublla para Komisionit për Punë të Jashtme

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:52
Meliza Haradinaj-Stublla

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë edhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kanë kërkuar që ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla të raportojë para këtij komisioni lidhur me zhvillimet e fundit në këtë ministri.

Deputetët Fitore Pacolli, Fatmire Kollçaku dhe Gazmend Gjyshinca i kanë bërë kërkesë kryetares së komisionit, Time Kadrijaj, që të ftojë me urgjencë në raportim Haradinaj-Stubllën, për të raportuar për punën që nga marrja e detyrës më 3 qershor.

Ditë më parë, Haradinaj-Stublla kishte pezulluar 40 vendime që ishin marrë nga ish-ministri Glauk Konjufca. Vendimet kishin të bënin me kthimin e diplomatëve me gradë më të ulët se ambasadorë e konsuj, e që janë në misione diplomatike më shumë se 4 vjet.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat