Mediat në Serbi: 50 malazezë hyjnë nga Kosova në Serbi për të bërë trazira - Bota Sot
Mediat në Serbi: 50 malazezë hyjnë nga Kosova në Serbi për të bërë trazira

Lajme

Mediat në Serbi: 50 malazezë hyjnë nga Kosova në Serbi për të bërë trazira

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 19:04
Beograd

Shërbimi sekret serb njofton se 50 malazezë po përgatiten që të marrin pjesë në protestë në Kosovë. Ata po e përdorin Kosovën vendkalim alternativ për të dalë në Serbi.

Shërbimi sekret serb kanë dalë me informacione se një grup i shtetaseve të Malit të Zi po bëhen gati që të futen në Serbi dhe të marrin pjesë në protestat në Beograd.

Sipas medias serbe, ky veprim është i nxitur vetëm për të shkaktuar kaos në Beograd.

“Sipas informatave të shërbimeve tona të sigurisë, fjala është për 50 persona të vendit fqinj, që do të duhej të vijnë në Serbi në tri apo katër ditët e ardhshme. Plani është që të hyjnë ilegalisht, përmes vendkalimeve alternative përmes Kosovës, në mënyrë që të shmangin masën e izolimit. Sipas informatave të shërbimeve, bëhet fjalë për njerëz të rretheve kriminale”.

Tri netët e kaluara ka pasur trazire në rrugët e Beogradit dhe në qytetet tjera të Serbisë si pasojë e gjndejes së shtetrrethimit që e ka shpallur presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat