Osmani kujton Srebrenicën - Bota Sot
Osmani kujton Srebrenicën

Lajme

Osmani kujton Srebrenicën

Nga: B.F Më: 11 korrik 2020 Në ora: 10:41
Vjosa Osmani

Kyeparlamentarja   Vjosa Osmani përmes një postimi të saj në “Facebook” sot ka kujtuar Sebrenicën.

Sipas saj 25 vjet pas Sebrenica ende thërret, 25 vjet më pas Serbia ende e mohon krimin. përcjell “Bota sot”.

Dhimbja për viktimat nuk ka përkatrësi ,ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

I shpallur në korrik të vitit 1995 "vend i sigurt", nga OKB-ja, Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore. Ky vend u bë vendvarrezë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër.

25 vjet më pas Srebrenica ende thërret! 25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin.

Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat!

Srebrenica, kurrë më!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat