Serbia nuk pranon ultimatum nga Kosova

Lajme

Serbia nuk pranon ultimatum nga Kosova

Nga: F. B. Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:07
Aleksandër Vuçiq

Vuçiq ka thënë se kancelaria Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron ishin korrekt dhe kuptojnë pozitën e Beogradit, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Shqiptarët në samitin erdhën me kërkesa maksimale dhe nëse ato kanë kuptim për gjithçka, atëherë vazhdimi i bisedimeve është i pakuptimtë. Ne jemi gati për bisedime por nuk pranojmë ultimatume dhe urdhra. Ditë të vështira janë para Serbisë sepse do jemi nën presion të madh nga pritjet e partnerëve tanë evropian por do luftojmë të ruajmë shtetin tonë, kështu komentojnë deklaratën e presidenti Vuçiq në “Novosti”.

Këto janë fjalët e Vuçiqit pas video-takimit për Kosovën organizatorë të së cilës ishin shefi i shtetit francez Makron dhe kancelaria gjermane Merkel e ku morën pjesë përfaqësuesi i lartë dhe i dërguari i BE-së Borel e Lajçak dhe kryeministri i Kosovës Hoti.

Pas bisedës Vuçiq ka zbuluar cilat ishin kërkesat eksplicite të përfaqësuesit të Kosovës: ruajtja e integritetit të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, njohje e ndërsjellë por jo modeli gjerman, anëtarësimi në OKB dhe njohja nga vendet tjera të BE-së. Po kështu kryeministri Hoti ka kërkuar heqjen e rezolutës 1244 dhe pas kësaj të bisedohet për të zhdukurit dhe dëmet e luftës.

Vuçiq në bisedë me njerëzit kyç të BE-së tha se Makron e Merkel ishin korrekt dhe kuptojnë pozitën e Serbisë dhe pala jonë nuk kishte presione por përkujtoi se të dy këtë vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ashtu si paralajmëroi Vuçiq, organizatorët Gjermania e Franca dolën me kumtesë të përbashkët, pasi “kishte gjëra rreth të cilave kishte këndvështrime të ndryshme”. Vuçiq tha se pika e parë ishte kontestuese dhe u kërkua që të thuhet se bisedohet mes Beogradit e Prishtinës edhe jo mes Kosovës edhe Serbisë, sepse Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

“Merkel e Makron janë politikanë me përvojë dhe e dinë çka është e mundshme edhe reale dhe çka nuk është. Një janë dëshirat e tjetër realiteti dhe kuptimi serioz i situatës. Jam përpjek në mënyrë pragmatike e të guximshme të përgjigjem në “listën e dëshirave” të palës shqiptare. Besoj se Merkel e Makron e kanë kuptuar këtë, por duhet të mësohemi të bisedojnë me ata që nuk jetojnë me realitetin.

Ai tha se liderëve evropian iu ka thënë se Beogradi është i gatshëm për dialog për hapat e vegjël që do përmirësojnë raportet me popujve, qarkullimin e njerëzve edhe kapitalit.

“Është situatë e rëndë para Serbisë, por nuk do ta kenë është as ata që mendojnë se Serbisë munden të ia marrin krejt. Njerëzit nuk duhet të brengosen. Delegacioni ynë është i përgatitur mirë, në video-takim thash se Serbia ka realizuar marrëveshjet e Brukselit, ndërsa Prishtina jo lidhur me asociacioni dhe nuk dinë si të dalin nga ajo marrëveshje” tha ai

Normalizimi i raporteve mes palëve është shumë me rëndësi për sigurinë dhe stabilitetin e regjionit dhe perspektivën e rrugës së integrimit evropian, andaj Franca edhe Gjermania do vazhdojnë mbështetjen e e dy palëve dhe BE në gjetjen e zgjidhjes.

Kjo ishte porosia e nënshkruar nga Makron edhe Merkel. Në tekst paralajmërohen bisedimet tjera me 12 korrik së pari përmes video-takimit ndërsa më pas me 26 korrik në takimin që do organizohet në Bruksel. Si thuhet në kumtesë Makron edhe Merkel janë të gatshëm që përsëri të organizojnë samit si ky i djeshmi në të ardhmen. Transmetohet se Hoti edhe Vuçiq kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve që u stopuar që nga 2018 dhe të shtojnë “përpjekjet në shumë fusha në kuadër të procesit të Berlinit si masë e vendosjes së besimit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat