Epidemiologu Muka: Keqmenaxhimi me Covid-19 sjellë pasoja shëndetësore, ekonomike dhe sociale

Lajme

Epidemiologu Muka: Keqmenaxhimi me Covid-19 sjellë pasoja shëndetësore, ekonomike dhe sociale

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:36
Ilustrim

Epidemiologu shqiptar, Taulant Muka,  tutje ka thënë se problem në të dy vendet është mosbashkëpunim ndërmjet pozitës dhe opozitës pasi pandemia mund të zgjas 1 deri në 2 vjet dhe për këtë duhet një strategji për t’u përballur me të.

“Në të dy shtetet, problem madhor është politika e polarizuar. Një menaxhimi i mirë i situatës Covid-19 kërkon bashkim të të gjithë krahëve të politikës për një strategji të përbashkët dhe kombëtare, pasi gjendja mund të vazhdojë për një apo dy vite duke sjellë, në rast të një keqmenaxhimi, pasoja të mëdha shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Kjo strategji kërkon që edhe politika të mos jetë aktori kryesor i menaxhimit të situatës, por ekspertët të cilët duhet të zgjidhen në bazë të aftësive akademike dhe jo në bazë të anëtarësimit në parti”, ka thënë Muka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat