Veseli takon bujqit e Lipjanit - Bota Sot
Veseli takon bujqit e Lipjanit

Lajme

Veseli takon bujqit e Lipjanit

Nga: B.F Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:12
Kadri Veseli

 Kryetari i Partisë Demokratike Kadri Veseli sot ka vizituar bujqit e Komunës së Lipjanit.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” ju ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë prodhimet vendore, transmeton “Bota sot”.

Sipas Veselit  fermerët tanë meritojnë mbeshtetje të plotë, admirim dhe respkt të lartë  të institucionveve.

Postimi i plotë:

Në Lipjan sot takova bujqit e vyeshëm që filluan me korrje-shirjet. Kosova jonë është e bekuar me tokën dhe të mirat e saj.

Fermerët tanë jo vetëm që meritojnë mbështetjen e pakursyer të institucioneve, por edhe admirimin dhe respektin tonë më të lartë, sepse edhe në kohë të vështira pandemie po na furnizojnë me prodhimet e nevojshme.

Uroj nga zemra që ky vit të jetë i begatshëm për të gjithë bujqit e Kosovës, ndërsa ftoj qytetarët e vendit tonë që t'i konsumojnë sa më shumë prodhimet vendore.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat