Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu –Kodra pvrmes një postimi të saj në “Facebook”ka shkruar se ata që sot pështyjnë mbi UÇK-në dhe mbi heroinat e heronjtë do të zhgënjehën prap,transmeton “Bota sot”.
Sipas saj Liria është argumenti i luftës së drejtë.
Postimi i plotë:
Akuzat e fabrikuara nga ata që shkaktuan Srebrenicën, Reçakun e qindra mijëra krime të tjera makabre mbi popullësitë civile do të mposhten edhe njëherë nga e vërteta jonë historike.
Ata që sot pështyjnë mbi UÇK’në, mbi heroinat e heronjtë e saj do të zhgënjehen prap.
Liria është argumenti i luftës sonë të drejtë. Vetëm luftërat e drejta prodhojnë liri!
Luftërat e padrejta prodhojnë Srebrenica, Reçaka…