Musliu-Shoshi:Presidenti Hashim Thaçi në kohën e luftës çlirimtare ka shkelur vetëm ligjet e Serbisë dhe të Sllobodan Millosheviçit - Bota Sot
Musliu-Shoshi:Presidenti Hashim Thaçi në kohën e luftës çlirimtare ka shkelur vetëm ligjet e Serbisë dhe të Sllobodan Millosheviçit

Lajme

Musliu-Shoshi:Presidenti Hashim Thaçi në kohën e luftës çlirimtare ka shkelur vetëm ligjet e Serbisë dhe të Sllobodan Millosheviçit

Nga: B.F Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:32
Ariana Musliu-Shoshi dhe Hashim Thaçi

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu –Shoshi përmes një psotimi të saj në “Facebook”ka shkruar se historia e UÇK-së është e lavdishme dhe e përjetshme,transmeton “Bota sot”.

Sipas saj Presidenti Thaçi do ta mbrojë luftën e pastër të UÇK-së, ashtu siç diti ta udhëheqë atë, ashtu siç e shpalli Pavarësinë e Kosovës, e cila u mbrojt dhe u lartësua edhe gjatë udhëheqjes së tij si Kryeministër, kur kjo u konfirmua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë,ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Siç e ka thënë edhe vet Presidenti Hashim Thaçi, në kohën e luftës çlirimtare ai ka shkelur vetëm ligjet e Serbisë dhe të Sllobodan Millosheviçit, regjimin e të cilit bashkë me ushtarët e UÇK-së e luftuan me guxim dhe trimëri: për lirinë e popullit të tij e për Pavarësi të Kosovës. Këtë fakt historik nuk mund ta rishkruaj askush. Historia e UÇK-së është e lavdishme dhe e përjetshme.

Presidenti Thaçi do ta mbrojë luftën e pastër të UÇK-së, ashtu siç diti ta udhëheqë atë, ashtu siç e shpalli Pavarësinë e Kosovës, e cila u mbrojt dhe u lartësua edhe gjatë udhëheqjes së tij si Kryeministër, kur kjo u konfirmua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat