Konsultat për Qeverinë, Vuçiq nesër takohet me përfaqësuesit e listës elektorale shqiptare

Lajme

Konsultat për Qeverinë, Vuçiq nesër takohet me përfaqësuesit e listës elektorale shqiptare

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:58
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” me rastin e konsultimeve për formimin e Qeverisë së re .

Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Zyra e kreut të shtetit serb për bashkëpunim me median.

“Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, fitori tri mandate në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi, raporton Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat