Osmani i kërkon ministrave distancë sociale: S’mund ta vazhdojmë seancën ndryshe

Lajme

Osmani i kërkon ministrave distancë sociale: S’mund ta vazhdojmë seancën ndryshe

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 15:22
Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kritikuar ministrat e Qeverisë Hoti në seancën ku u votua për rishikimin e buxhetit.

Osmani ka thënë se ministrat nuk janë duke u përmbajtur rregullave të caktuara për t’u mbrojtur nga përhapja e pandemisë.

Ajo ka thënë se nuk mund të vazhdojë seanca tjetër nëse ministrat nuk i respektojnë rregullat.

“Kërkesa për distancë vlen edhe për ministra, nuk mund ta vazhdojmë seancën nëse edhe Qeveria nuk i respekton rregullat. Ka karrige të mjaftueshme për secilin”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat