Kosova nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 25 milionë euro

Lajme

Kosova nënshkruan marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 25 milionë euro

Nga: B.F Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:24
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami përmes një postimi në “Facebook”ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për projektin “Programi – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sektorin e Ujit”, në vlerë prej 25.1 milion euro,transmeton “Bota sot”.

Ajo ka bërë të ditur se nga ana e Bankës Botërore marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha Rajonale për Ballkanin Perëndimor, znj. Linda van Gelder.

Sipas saj projekti do të ndihmojë sektorin e ujërave në Kosovë, do të përforcojë kapacitetet kombëtare për menaxhimin e integruar të ujërave dhe do të përmirësojë sigurinë e ujërave në pellgun e Moravës së Binçës.

Postimi i plotë:

 

Sot pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen për projektin “Programi – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sektorin e Ujit”, në vlerë prej 25.1 milion euro. Nga ana e Bankës Botërore, marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha Rajonale për Ballkanin Perëndimor, znj. Linda van Gelder.

Projekti do të ndihmojë sektorin e ujërave në Kosovë, do të përforcojë kapacitetet kombëtare për menaxhimin e integruar të ujërave dhe do të përmirësojë sigurinë e ujërave në pellgun e Moravës së Binçës. Marrëveshja gjithashtu parasheh një numër aktivitetesh, përfshirë studimet dhe investimet infrastrukturore, ku përfituese kryesore për këtë fazë të programit është Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan.

Kosova ka përfituar po ashtu edhe nga BE-ja një grant prej 1 milion eurosh përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF – Western Balkans Investment Framework), në mbështetje të këtij projekti ku do të adresohen sfidat e këtij sektori në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat