Merret konfirmimi për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Lajme

Merret konfirmimi për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Nga: E.R Më: 13 korrik 2020 Në ora: 21:16
Foto nga takimi

Kryetari i Komunsë së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka mbajtur takim me Ministrin e Infrastukturës, Arban Abrashin, për konfirmimin e projekteve që kanë impakt zhvillimor për Gjilanin.

''Po bëhet autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, rruga Prishtinë-Gjilan nga tuneli e deri në Bresalc (7.2 kilometra), rruga Gjilan-Kllokot që janë investime nga BERZH, Rruga e Kumanovës, Bulevardi “Ibrahim Rugova”, rruga në drejtim të Bujanocit, rruga “Enver Miftari” e shumë projekte tjera infrastrukturore'', ka shkruar Haziri, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Falëmnderit ministrit të Infrastrukturës, mikut tim, Arban Abrashi, për vizitën dhe konfirmimin e projekteve që kanë impakt zhvillimor për Gjilanin.

Po bëhet autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, rruga Prishtinë-Gjilan nga tuneli e deri në Bresalc (7.2 kilometra), rruga Gjilan-Kllokot që janë investime nga BERZH, Rruga e Kumanovës, Bulevardi “Ibrahim Rugova”, rruga në drejtim të Bujanocit, rruga “Enver Miftari” e shumë projekte tjera infrastrukturore. Ministria e Infrastrukturës është partneri më i madh i yni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat