Akademikja serbe: Serbia u shndërruar në çmendi mafioze

Lajme

Akademikja serbe: Serbia u shndërruar në çmendi mafioze

Nga: F.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:12
Isidora Zhebeljan

Kërkesa e vetme e protestës së qytetarëve do të duhej të ishte dorëheqja e presidentit edhe kryeministres dhe anulimi i zgjidhjeve ka thënë sot Isidora Zhebeljan, kompozitore dhe akademike e Akademisë së Shkencabe dhe Arteve të Serbisë (SANU), shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Zhebeljan në intervistë për portalin “Direktno.rs” vlerësoi se pushteti i shtetit të Serbisë u shndërruar në “çmendi mafioze”.

"Për shkka të këtyre vjedhjeve, gabimeve katastrofale dhe maltretimit të qytetarëve për shkak të shkeljes së Kushtetutës për shkak të mbjelljes së urrejtjes për shkak të shndërrimit të shtetit në çmendi mafioze për çka duhet kërkuar dorëheqjen e presidentit dhe qeverisë dhe anulimin e zgjedhjeve", nënvizoi Zhebeljan.

Sipas saj si komb jemi plotësisht të dezorientuat “sikur të gjendemi në anijen e të çmendurve".

"Shkak i kësaj është se historia jonë moderne asnjëherë nuk u pastrua- as kur u humbën luftërat, as kush janë kriminelët, as kush janë hajnat, as vrasësit e gënjeshtarët. Kjo ndyrësirë e kalbur e kufomave të pavarrosura na rrethon kudo dhe me dekada po shkelim në trupin e plagosur të Serbisë due humbur plotësisht besimin” tha akademiku Zhebeljan.

Ajo tha se shteti shpejtë mund të rregullohet por për këtë “duhet krejtësisht njerëz tjerë në pushtet”, njerëz të sinqertë të ndjeshëm që realisht i brengos nevoja për krijimin e shtetit të rregulluar dhe të lumtur e modern.

Në pyetjen pse shumica e akademikëve të SANU mbetet e përmbajtur ndaj problemeve që kanë përfshirë shoqërinë tonë, ajo shton se për secilin individ ka ndjenjën e vetë të përgjegjësisë morale edhe të nderit.

"Nëse njerëzit ndjehen më të sigurt të heshtin, me akuzimin nuk mund të arrihet asgjë. Mund vetëm të lusni rë sqarohet sa është me rëndësi që njerëz me integritet të deklarohen dhe të apeloni tha Zhebeljan.

Zhebeljan konsideron se anëtarët e shtabit të krizës dhe njerëz nga pushteti kanë “kontribuuar” që përsëri të shpërthej epidemia e virusit.

"Hapat e çmendur ekstrem të restrikcioneve ‘kineze’ që shtabi i krizës kanë ndërmarr kanë sjell deri tek gjendja e shkrepjes në shumë qytete dhe këtë e dëshmojnë edhe protestat” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat