Rreth 400 mostra të marra nga Qendra Klinike dhe Universitare, spitalet e tjera në vend dhe gjurmimi i rasteve në terren janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate drejtuar mediave, ku ka njoftuar se rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren. ezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme”, thuhet në komunikatë.Sipas MSH’së, dje janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë.