U mbajt Konferenca IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës

Lajme

U mbajt Konferenca IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:02
Foto nga Konferenca IV Mbarëkombëtar e Arkivistikës

Më 11 korrik 2020, në mjediset Universitetit të Tiranës , filiala në Sarandë, u mbajt Konferenca IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës e cila, tani është një veprimtari vjetore tradicionale që organizohet nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.

Punimet e Konferencës u hapën me nga një fjalë rasti të dy drejtuesve kryesor: z. Ardit Bido, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe z. Bedri Zyberaj, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Me atë rast, në hapjen plenare, që ishte e mirëorganizuar në pajtim me masat e duhura për mbrojtje nga pandemia COVID-19, ishin edhe Kryetari i Bashkisë së Sarandës z. Adrian Gurma dhe Prefekti i Vlorës z. Falamur Mamaj, të cilët përshëndetën të pranishmit me nga një fjalë rasti.

Pas kësaj, Konferenca i vazhdoi punimet, me paraqitjen e temave nga referuesit, të e ndarë në 5 tryeza: 1. ,,E drejta e informimit, të drejtat e njeriut, shfrytëzimi i arkivave"; 2. ,,Zhvillimi teknologjike – shërbimi i arkivave të digjitalizuara"; 3. ,,Inspektimi dhe trajnimet – puna e arkivistit": 4. "Historia përmes arkivave", dhe 5. ,,Probleme të punës arkivore".

Temat e paraqitura dhe diskutimet që rrodhen prej tyre rreth problematikave që ngritën ishin në funksion të saktësimit të problemeve të arkivistikës tek ne, saktësimit ët metodologjisë së studimit dhe përmirësimit të infrastrukturës në veprimtarinë arkivore, me qëllim të ofrimit të arkivave sa më afër publikut.

Konferenca e mbajtur, këtë vit, në Sarandë është pasuese e tri të mëparshmëve të cilat, sipas radhës, janë mbajtur në Tiranë, Prishtinë, Shkup.

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, do ta vazhdojnë edhe më tej këtë formë të bashkëpunimit dhe do ta pasurojnë atë edhe me forma të tjera të aktiviteteve të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat