Mjeku shqiptar flet kundër kufizimit të lëvizjes në Kosovë, kërkon nga Qeveria masa më të mençura

Lajme

Mjeku shqiptar flet kundër kufizimit të lëvizjes në Kosovë, kërkon nga Qeveria masa më të mençura

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 14:19
Blin Nagavci

Magjistër i shëndetit publik, në Gjermani doktor Blin Nagavci është kundër kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në disa komunë të Kosovës, vendim ky i marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pasi sipas tij virusi është kudo.

Nagavci tha se Qeveria e Kosovës duhet të mendoj masa më të mençura, se sa karantimin apo kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Vazhdoj të jem kundër karantimit për disa arsye. Në qytete më të vogla se Prishtina, ka pas nga 10-15 raste në ditë. Prishtina është një faktor kyç dhe një qytet më dinamik, dhe është e pritshme që qyteti të jetë më i prekshëm. Dhe karantimi me një epidemi respiratore, nuk mendoj që do të ketë efekt nëse izolojmë ndonjë qytet kur e dimë që virusi është në tërë territorin e Kosovës dhe kudo në botë, por na duhen masa të mençura”, ka thënë ai.

Ai po ashtu foli edhe për lajmet e rreme që po qarkullojnë në vend për ekzistimin apo jo të virusit COVID-19.

“Sipas një studimi, vendet e Evropës Lindore apo Ballkanit janë më ndjeshme në raport me lajmet e rreme ‘fake news’. Njerëzit e kanë një dozë të madhe skepticizmi dhe është vështirë për ta luftuar një shkaktar që nuk e shohim. Kjo duke u kombinuar me skepticizmin dhe mungesën e informacionit në mungesë jo të kënaqshme të edukimit shëndetësorë…”, u shpreh tutje, magjistri i shëndetit publik, në Gjermani doktor Blin Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat