Nesër në prani të Borell e Lajçak përballen Hoti dhe Vuçiq - Bota Sot
Nesër në prani të Borell e Lajçak përballen Hoti dhe Vuçiq

Lajme

Nesër në prani të Borell e Lajçak përballen Hoti dhe Vuçiq

Nga: F. B. Më: 15 korrik 2020 Në ora: 19:41
Aleksandër Vuçiq dhe Avdullah Hoti

Komisioni evropian ka paralajmëruar se nesër në Bruksel do të mbahet rundi i dytë i takimit në nivelin e lartë politik në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës që ndërmjetësohet nga BE, takimi Vuçiq-Hoti do të nis në ora 16.00, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Duke ditur se tashmë nga video-takimi janë përcaktuar temat që do të trajtohen, takimi pritet që të zgjate deri në ora 20,00.

“Takimi i presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti ku nikoqir do të jetë përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i BE-së Borel dhe i dërguari special i dialogut dhe Ballkanit Lajçak do të mbahet në Bruksel”.

Është parashikuar se dialogu të zhvillohet në formatin e zakonshëm, ku delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit qëpari do takohen secila veç e veç me BE e pastaj do takohen të dy palët me përfaqësuesit e BE-së.

Para fillimit të bisedimeve në ora 16.00 me video porosi do të adresohet shefi i diplomacisë evropiane Borel, ndërsa rreth konkluzioneve nga diskutimi në emër të BE-së po ashtu me video-porosi do të drejtohet Lajçak.

Në BE thonë se për shkak të masave  të mbrojtjes ndaj virusit mediat nuk do të kenë qasje në ndërtesën e shërbimit evropian për politikë të jashtme ku do të mbahet takimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat