Hoti: Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend.

Lajme

Hoti: Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend.

Nga: B.F Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:15
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi të tij në “Facebook” ka bërë përgëzime për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedonin e Veriut,transmeton “Bota sot”.

Ai ka thënë se pret që së shpejti të punoj me Qeverinë e re duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.

Postimi i plotë:

Përgëzime për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.

Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat