Shokon mjeku nga Kosova: Ne paguhemi 0.69 cent në orë, ja çfarë kërkojnë politikanët kur infektohen

Lajme

Shokon mjeku nga Kosova: Ne paguhemi 0.69 cent në orë, ja çfarë kërkojnë politikanët kur infektohen

Nga: BS Më: 17 korrik 2020 Në ora: 20:50
Enlirat Duraku

Enlirat Duraku, mjek në Klinikën e Reumatologjisë në Kosovë, përmes një postimi në facebook është shprehur i irrituar lidhur me sfidat e mjekëve në kohën e pandemisë, duke kritikuar shumë ashpër politikanët, të cilët sipas tij, kërkojnë dhoma VIP për tu trajtuar.

"18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.69 cent në orë ! Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditë dhe të natës, sepse mungojnë kushtet," shkruan Duraku, përcjellë “Bota Sot”.

Postimi i plotë

Infermierët dhe puna nën traumë psikologjike !

18€ paguhemi për një ndërrim nate ose më saktë 0.69 cent në orë ! Pothuajse ato i shpenzojmë duke llogaritur ndërrimin e ditë dhe të natës, sepse mungojnë kushtet. Le të jetë e ditur se as ujë të freskët nuk kemi, ndërsa etja pas mbajtjes deri në 6 orë pandërprerë të maskave dhe veshjeve mbrojtëse, është e tmerrësisht e madhe. Pastaj ushqimi, një copë buke dhe një jogurt, eventualisht një copë mishi, të cilin gjatë përtypjes ka mundësi të fitosh “kallje të muskujve” të fytyrës.

Në anën tjetër këta që po e mbështesin që pagesa të jetë 18€ ose që nuk reagojnë, qoftë politikan apo të tjerë, në rast se infektohen kërkojnë dhoma VIP si dhe kujdes maksimal infermieror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat