Nga 70 testime – 34 serbë dolën pozitiv në Kosovë

Lajme

Nga 70 testime – 34 serbë dolën pozitiv në Kosovë

Nga: F. B. Më: 18 korrik 2020 Në ora: 08:29
Ilustrim

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë në 24 orët e fundit janë bërë testime për 70 persona, prej tyre 34 kanë rezultuar pozitiv në virusin Corona ka njoftuar “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Bazuar në të dhënat e Institutit Publik Shëndetësor të Kosovës njoftohet se raste aktive në të gjithë vendin janë 393, ndërsa të shtrirë dhe hospitalizuar janë 97 pacient.

Në 24 orët e fundit po sipas IKSHP-së në Prishtinë janë shënuar 103 raste të reja të prekura me virusin Corona, ndërkohë që në të gjithë vendin janë kryer 459 testime.

Në të njëjtën ditë mësohet se betejën me virus e kanë humbur 6 persona duke dërguarin numrin e të vdekurve në 124.

Po ashtu është kumtuar se gjatë ditës së djeshme janë shëruar 95 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat