Daçiq thotë se Serbia ka pezulluar fushatën e çnjohjeve, pasi Kosova është zotur të mos lobojë për njohje të reja

Lajme

Daçiq thotë se Serbia ka pezulluar fushatën e çnjohjeve, pasi Kosova është zotur të mos lobojë për njohje të reja

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 13:42
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është pezulluar fushata për çnjohjen e Kosovës, pasi sipas tij “Prishtina gjithashtu është zotuar të mos bëjë fushatë për njohje dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkruan të dielen gazeta serbe, “Blic”.

Daçiqi, në intervistë për numrin e së dieles të kësaj gazete, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është ende larg.

Ai e ka përsëritur qëndrimin se korrigjimi i kufijve është “e vetmja mundësi reale” për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

“Fakti se Gjermania është kundër asaj zgjidhje nuk duhet që të ndikojë që të tërhiqemi”, ka thënë ai.

Daçiq ka shtuar se do të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën, nëse kjo është në interes të Serbisë dhe popullit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat